Mbreti Gent, imazhi i 2000 lekėshit tė ri!

Pas një periudhe të gjatë dyvjeçare, Banka e Shqipërisë ka përzgjedhur imazhin që do të shoqërojë 2000 lekëshin e ri, i cili do të hidhet në treg, duke iu bashkuar kartëmonedhave të tjera. Gazeta "Shqip" ka zbuluar një pjesë të elementeve që shoqërojnë kartëmonedhën, të cilat janë përzgjedhur nga një juri e posaçme. Kartëmonedha 2000 lekë do të ketë në pamjen e përparme portretin e mbretit ilir, Genti, ndërsa në anën e pasme amfiteatrin e Butrintit. Drejtori i emisionit të kartëmonedhave dhe monedhave, Valer Miho, ka shpjeguar për gazetën arsyet e përzgjedhjes së këtyre elementeve. 

Lexoni pėrmbajtjen...
 
OKB kritikon Berishėn: Mos akuzo institucionet

sali_berisha.jpgShqipëria merr kritika nga OKB për luftën ndaj korrupsionit në administratën publike. Presidenti i Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Sergjan Kerim i ka kërkuar dje kryeministrit Berisha të mos akuzoi gjykatësit, apo sistemin e drejtësisë për korrupsion, por të përmirësojë klimën ekonomike në Shqipëri. Rritja e çmimeve dhe pagat e ulta kanë kthyer sytë e administratës shqiptare tek vjelja e ndonjë "bakshishi" të vogël për të mbijetuar ashtu siç duhet në shoqërinë shqiptare. Kjo ka penguar ecjen përpara të qeverisë "Berisha" në vazhdimësinë e betejës kundër dhënies së ryshfeteve dhe luftën ndaj korrupsionit.

Lexoni pėrmbajtjen...
 
Rama: Tė shkarkohet Topalli

edi_rama.jpgSocialistët i rikthehen idesë së mocionit për shkarkimin e Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli. Kreu i opozitës, Edi Rama, konfirmoi dje se po mendohet ndërmarrja e një hapi të tillë politik. Ai tha se jashtë çdo norme kushtetuese dhe jashtë çdo kornize të shtetit të së drejtës, në shkelje flagrante të funksionit të saj si spikere e Kuvendit, Jozefina Topalli ka cenuar rëndë liritë themelore të pesë shtetasve të Republikës së Shqipërisë. 

Lexoni pėrmbajtjen...
 
Inflacioni, BSH: Qeveria rriti ēmimet!

Qeveria ka dhënë ndikimin e vet jo të parëndësishëm në inflacion, përmes rritjes së çmimeve për shërbimet publike. Banka e Shqipërisë ka konstatuar se efekti i çmimeve të administruara në normën vjetore të inflacionit ka qenë 0.7 për qind dhe pas ushqimeve është elementi i dytë që e ka kërcyer inflacionin në nivelet aktuale. "Lëvizja e çmimeve të administruara, e cila konsiston në rritjen e çmimit të energjisë elektrike në muajin mars 2007, ka pasur një ndikim të konsiderueshëm në inflacion. 

Lexoni pėrmbajtjen...
 
Shqipėri-Greqi, luhet mė 20 gusht!

fshf.gifKombëtarja Under-21 e Shqipërisë do të luajë më 20 gusht sfidën kundër bashkëmoshatarëve të tyre grekë. Takimi, i vlefshëm për Grupin 1 eliminator të Evropianit të kësaj moshe, në kalendar ishte parashikuar të luhej më 26 mars. Megjithatë, pezullimi afro 2-mujor që vendi ynë mori nga FIFA dhe UEFA, për shkak të ndërhyrjeve politike në Federatën Shqiptare të Futbollit, bëri që kjo përballje të shtyhej.

 

Lexoni pėrmbajtjen...
 
Futbolli nderon Dritan Hoxhėn! Han debuton me humbje nė stolin kuqezi!

Lorik Cana Nderon Dritan HoxhenKombëtarja shqiptare e futbollit nderon Presidentin e "Top Media"-s, Dritan Hoxha, i ndarë nga jeta në mënyrë tragjike pak ditë më parë. Në shkallët e tribunës qendrore të stadiumit të Rojtlingen (Gjermani) ishte shkruar: "Faleminderit TANI" dhe përbri një foto e madhe, ku shkruhej "Ëndrra vazhdon...".

 

Lexoni pėrmbajtjen...
 
Spille, bregdeti i harruar mes mbeturinash

det_lazh_turizm.jpgNë se nisesh me idenë e kalimit të një fundjave të këndshme drejt plazhit të bukur të Spillesë do të të vijë keq për zhgënjimin që do të pësosh. Pendohesh sapo  lë asfaltin në fshatin Luz dhe nisin troshitjet në rrugën plot gropa e pluhur nëpër kodrinat e zonës së Kryevidhit.Rruga, edhe pse ditë maji dhe shumë e nxehtë, i ka vizitorët e paktë. Fshatarët janë të përqendruar në punët e stinës dhe të vjen keq kur sheh se shumica e transporteve bëhen me kafshë barre.

Lexoni pėrmbajtjen...
 

Thėnie

Te genjesh eshte aktiviteti qe zhvillohet rregullisht para zgjedhjeve, gjate luftes e pas gjuetise!

Otto Von Bismarck

Sondazh

Cfare mendimi keni per projektin TiBenShqiperine.CoM
 

Video Rastėsishme


Rrefuxhat - Avdiu feat. Guraliu

Rrefuxhat -...
Tirane, Albania
Temperatura: 27°C
Temperatura Erės: 28°C
Lagėshtia: 65%
Shpejtėsia: calm km/h
Drejtimi:
Barom.: 1011.9 mb
CALM

Sistemi Njoftimeve






Fotografi

Albumi Fotografik Ti Ben Shqiperine

Nga Forumi

 
Faqe e gjenerua pėr 4.18459391594 Sekonda